Politike

Dibra e shpall “Qytetar Nderi”, Rama e refuzon

Paraditen e sotme u mësua lajmi se Këshilli Bashkiak i Dibrës e nderoi kryeministrin Edi Rama me titullin ‘Qytetar Nderi’ me motivacion për kontributin e dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Por ky vlerësim i dhënë nga Bashkia e Dibrës është refuzuar nga kryeministri socialist, i cili ka bërë të ditur se nuk e pranon këtë titull, duke sqaruar edhe arsyet se pse e ndërrmerr këtë akt.
“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do te jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë. Duke falenderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”, thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë.
Rruga e Arbrit është një premtim i qeverisë “Rama” dhe projekti pritet të përfundojë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Sipas projektit përfundimtar është parashikuar të jetë 69 km, parashikohet ndërtimi i një tuneli dhe ndërtimi i disa veprave si ura lidhëse. Punimet për këtë rrugë kanë nisur në vitin 2018 nga qeveria socialiste dhe se më parë ky projekt ka qenë një premtim i edhe qeverisë demokrate të kryeministrit Sali Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë