Që delegacioni i Kosovës shkoi në Berlin i ndarë në qëndrime për dialogun me Serbinë, kjo nuk është më sekret. Por, ndasia mes Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit u reflektua që në pritje nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në një video të publikuar nga Zëri i Amerikës delegacioni i Kosovës ka hyrë i ndarë. Hashim Thaçi takon i pari Angela Merkel dhe Emanuel Macron dhe pas fotos tradicionale largohet duke u bërë me dorë se pas tij po mbërrinte Ramush Haradinaj, duke u larguar për në brendësi të godinës ku do të zhvillonte punimet samiti.
Ramush Haradinaj takohet me Kancelaren gjermane dhe Presidentin francez, qëndron për foton e çastit dhe më i drejtohet të njëjtës sallë.
Delegacioni i Serbisë përbëhej nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabic. Ndryshe nga ai i Kosovës, delegacioni i Serbisë u shfaq bashkë. Vuçiç dhe Brnabiç ishin krah për krah njëri tjetrit edhe në foton tradicionale me Merkel dhe Macron.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



