Pas vrasjes së dy kushërinjve mbrëmjen e së dielës në Laç, janë vetëdorëzuar fillimisht në polici dy prej autorëve të dyshuar.
Nga ngjarja e rëndë, pas një shkëmbimi zjarri mes të rinjve mbeten të vrarë dy persona.
Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se falë negociatave me familjarët është bërë i mundur vetëdorëzimi i Markel dhe Vincesk Bushit, përkatësisht, 25 dhe 28 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.
Ndërkohë më vonë gjatë pasdites është vetëdorëzuar edhe Manuel Bushi, 23 vjeç.
Policia ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.
Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin e plotë të kësaj ngjarjeje
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



