Lajme

Lobimi për negociatat, Rama kërkon ndihmën e socialdemokratëve gjermanë

Pas samitit të Berlinit, kryeministri Edi Rama ka nisur të lobojë për çështjen e çeljes së negociatave duke zhvilluar takime me përfaqësues të Bundestagut gjerman. Në kuadër të këtij lobimi është edh takimi që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot me kryetaren e Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles.
Zyra e Shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se mes Ramës dhe shefes së socialdemokratëve gjermanë u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Kryeministri e njohu Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave. Nahles siguroi Ramën për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Liderja e Partisë Socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, sipas qeverisë shqiptare, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.
Komisioni Europian pritet të nxjerr në fund të Majit raportin vjetor për ecurinë e Shqipërisë, duke paraqitur edhe rekomandimin për çeljen ose jo të negociatave. Pas këtij raporti duhet të jenë vendet e anëtarë që do të shprehen për hapjen ose të negociatave në qershor. Bundestagu gjerman pas dërgimit të një misioni monitorues në Shqipëri pritet të marrë një vendim, pas daljes së raportit vjetor të KE-së.
Deutche Welle më herët ka raportuar se sa i përket hapjes së negociatave grupi parlamentar i CDU/CSU mund ta shtyjnë vendimin në shtator.
Samiti i Berlinit i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri francez Emmanuel Macron për çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk arriti të nxjerrë një emërues të përbashkët sa i përket çështjeve të nxehta si ajo e arritjes së një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës, apo për çeljen e negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë