Në sajë të operacionit të koduar “Gracka”, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar të akuzuar për disa vjedhje.
Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Piraniqi, 41 vjeç, banues në Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje), i cili u kap rreth orës 04:30.
Ai u kap në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Po ashtu, policia ka zbardhur edhe disa vjedhje të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas, konkretisht:
Më datë 11.03.2019, në rrugën “Hajredin Shtino”, në garazhin e marrë me qira nga shtetasi A. G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.
Më datë 20.03.2019, në rrugën “Reshit Çollaku”, në garazhin e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.
Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



