Lajme

Vrasja e gruas në Memaliaj, burri pranon krimin

Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët në shtëpinë e saj në Memaliaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vagalat, njësia administrative Luftinjë.
Gruaja e identifikuar si Antoneta Hoxha, 53 vjeç jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët. Kanë qene këta të fundit që e kanë gjetur atë pa shenja jete dhe me dëmtime në kokë dhe në trup.
Ndërkohë, mësohet se ka qenë burri që ka lajmëruar fqinjët dhe të afërmit e tij për ngjarjen.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa i dyshuari i parë ishte burri i saj, Skënder Hoxha. Gjatë kontrollit në banesën e çiftit Hoxha në fshatin Vagalat të Memaliajt janë gjetur edhe disa fishekë të fshehur në një cep të banesës.
Policia ka hetuar nëse ka qenë burri personi që e ka goditur dhe dhunuar apo dikush tjetër. Fillimisht, ai mohoi që të ishte autori i vrasjes, por pas disa orësh në pyetje në Komisariatin e Policisë, 63-vjeçari Skënder Hoxha është dorëzuar duke pranuar krimin. Tashmë çështja kalon te Krimet e Rënda për krimin brenda familjes. Çifti ka katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë