Një pako e vogël, ku dyshohej se kishte lëndë plasëse ka shkaktuar frikë në zonën e Astirit në Tiranë. Pakoja ishte lënë në asfalt, në anë të një bordure pasditen e sotme.
Pas mbërritjes së forcave xheniere në vendin e ngjarjes, është realizuar shpërthimi i kontrolluar, nga ku rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse. Shërbimet e policisë morën masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




