Lajme

Organizonin lojëra fati, procedohen penalisht 2 shtetas nga Pogradeci

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht dy shtetas, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia bën me dije se janë proceduar penalisht shtetasit me inicialet G. L dhe K. C, të dy banues në Pogradec.
Gjatë kontrolleve që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve konkretisht në lagjet nr. 1 dhe 2 në Pogradec, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin nga shtetasit e mësipërm për vënien e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë