E gjithë vëmendja të hënën është në Berlin, në Samitin që Merkel dhe Macron mbajnë me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Takimi do të mbahet pasdite në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Merkel do të presë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut , Zoran Zaev, për një bisedë kokë më kokë.
Me pas Kancelarja do te kete një bisedë po kokë më kokë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët për të mësuar mesazhet që ata do të përcjellin.
Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor. Me interes pritet mesazhi për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, si edhe në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Tiranës dhe Shkupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



