Lajme

Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Qindra besimtarë ortodoksë, si në Tiranë në katedralen Ringjallja e Krishtit, ashtu edhe në Korçë e qytete të tjera, kanë kremtuar në mesnatë Pashkën.

Mesha e shenjtë zgjat deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët u bashkuan për të uruar ringjalljen e Jezusit. Ringjallja e Krishtit është një mesazh shprese dhe besimi për të gjithë njerëzimin.

Besimtarët ortodoksë urojnë njëri-tjetrin në këtë festë të bekuar. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë