Policia e Shkodrës ka zbuluar armë dhe municione luftarake në një banesë të braktisur gjatë një operacioni për kapjen e disa personave të dyshuar të cilët kishin qëlluar me armë zjarri në mëngjes.
Gjatë operacionit, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku kishte marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri.
FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind-shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.
Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Sipas njoftimit për mediat, grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



