Ashtu si një ditë më parë Shkodër, kryeministri Edi Rama pritet me protesta edhe në Elbasan.
Kryeministri Rama vijon turin e takimeve “Bashkia që duam” në qytetin e Elbasanit, por mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë dalë për të bllokuar rrugën.
Protesta është zhvilluar te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ndërsa aty janë mbledhur dhe forca të shumta policie.
Dhe ndërkohë që protestuesit kishin për qëllim të bllokojnë rrugën, forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të lejuar qarkullimin normal.
Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.
Një ditë më parë, kryeministri Rama u prit me protesta edhe në qytetin verior të Shkodrës.
Kreu i qeverisë në një reagim në rrjetet sociale u shpreh i keqardhur për grupet e vogla që bllokojnë rrugët dhe sipas tij fajin ua kanë udhëheqësit e verbër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





