Lajme

Opozita përshkallëzon aksionin: Çdo të enjte bllokim rrugësh

Një ditë pas protestës kombëtare, kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme kryesinë dhe kryetarët e degëve. Mësohet se në mbledhje u vendos se çdo të enjte do të bllokohen rrugët në të gjithë Shqipërisë.

Bllokimi i rrugëve do të jetë me afat më të gjatë, nga 1 deri në 3 orë. Gjithashtu do të bllokohen rrugët edhe në qytetet ku Rama do të zhvillojë turin e tij në kuadër të “Bashkia që duam”.

Bllokimi i rrugëve nisi ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku Rama ndodhej në turin politik të PS para zgjedhjeve, “Bashkia që duam”, për të vijuar ditën e nesërme në qytetin e Elbasanit.

“Ne do bëmë gjithçka që të zbatohen kushtet para datës 30 qershor. Të jemi në ballë të organizimeve. Të jemi bashkë. Të angazhohemi. Do bëjmë gjithçka për shpëtimin e vendit”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e kryesisë me kryetarët e degëve të PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë