Zyra e OSBE-së në Tiranë, ka përshëndetur zgjatjen e punimeve të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe inkurajon që të vijohet me përmirësimin e legjislacionit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
“Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre”, thuhet në një deklaratë të OSBE-së.
Kjo e fundit nxit Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e siguron Komisionin për gatishmërinë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.
Afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore u zgjat me një muaj dhe u miratua me 75 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim nga Kuvendi. Afati i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është deri në datën 16 maj 2019. Komisioni i Reformës Zgjedhore, tashmë do të ketë 12 përfaqësues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




