Austria i ka ofruar të premten mbështetjen e saj Shqipërisë për çeljen e negociatave në prag të publikimit të progres raportit të Komisionit Europian. Ministria për Evropën e Punët e Jashtme njofton pas takimit të Ministrit në Detyrë Gent Cakaj me homologen Karin Kneissl se do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje diplomatike dhe teknike për kryesimin e OSCE që do të marrë Shqipëria në vitin 2020.
Në përfundim të takimit me homologen e tij austriake, Cakaj u shpreh se Austria do ta mbështesë Shqipërinë në integrimin e saj Evropian. Gjithashtu Cakaj bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, vecanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Ministri në Detyrë Gent Cakaj, tha se Austria Ministrja e jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërine të cojë përpara reformat e ndërmarra, reformën ne drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kjo vizitë shërbeu për të hapur bashkëpunimin edhe në fusha të tjera. Fokus i takimit ka qenë bashkëpunimi bilateral në fushën e ekonomisë tregtisë dhe investimeve të reja. Pika e dytë ka qenë mbështetja e Austrisë për agjendën evropiane për çeljen e negociatave në qershor të këtij viti bazuar në progresin që ka arritur Shqipëria në 5 prioritetet. Si dhe kemi biseduar për kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Kemi marrë mbështetjen e Austrisë për këtë proces në nivel diplomatik dhe teknik, për rritjen e kapaciteteve tona”, tha Cakaj
Në fjalën e saj Karin Kneissl tha se Austria është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë. Ajo vuri theksin në rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare vecanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut.

Ministrit në Detyrë Gent Cakaj dhe Karin Kneissl
Gjithashtu Kneissl vuri në dukje qasjen bashkëpunuese të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës dhe rritjen e sigurisë së doganave ku nënvizoi se është bërë një progress tejet i mirë.
“Marrëdhëniet bilaterale janë perfekte. Siç edhe dihet Austria është një mbështetëse e zgjerimit të BE-ë. Për sa i përket Shqipërisë, thellësisht vlerësojmë përpjekjet që lidhen me reformat, në veçanti atë në drejtësi dhe rezultatet që janë arritur deri tani. Për sa i përket Shqipërisë në rolin saj të bashkëpunimit, si për shembull doganat, lufta kundër korrupsionit, trafiku i drogës, autoritetet shqiptare kanë bërë një progres tejet të mirë dhe kjo duhet të merret në konsideratë dhe të respektohet. Ne mendojmë që pjesa juglindore e Evropës duhet të merret në konsideratë edhe për çeshtjet që lidhen me emigracionin dhe sigurinë, për ta bërë BE më të sigurt”, deklaroi ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



