Gjatë mbrëmjes së kaluar në fasadën e Teatrit Kombëtar janë hequr shkronjat e emrit për t’u bërë gati për shembje. Por kjo është vënë re vetëm mëngjesin e ditës së sotme.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, sulmon kryeministrin Rama për heqjen e germave, duke u shprehur se po rilind Piramidën e Diktatorit.
“Rama urdhëron çmontimin pa zhurmë, fshehurazi, të Teatrit Kombëtar ndërkohë që rilind Piramidën e Diktatorit! Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të germave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike”, shprehet ish-deputetja Vokshi.
Vokshi deklaron se Teatri do të vazhdoje të mbrohet me çdo kosto. “Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me çdo mjet e me çdo kosto! Mirënjohje Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe çdo qytetari që po proteston prej 400 ditësh në mbrojtje të Shtëpisë së Artistëve e të vlerave kombëtare. As gazi, as policia, as arrestimet, nuk do na ndalin të ruajmë të paprekur trashëgiminë kulturore të shqiptarëve”, përfundon ish-deputetja.
Heqja e germave vjen në një kohë kur vijon edhe refuzimi i artistëve për të mos lejuar shembjen e godinës dhe ndërtimin e një teatri të ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



