Lajme

Aksident në Bulqizë, 4 të plagosur, 2 nisen drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur sot në Qafë-Buall të Bulqizës, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. 2 prej të plagosurve janë nisur menjëherë drejt Tiranës, pasi janë në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i kamionit nga një autoveturë. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin.
Të plagosurit janë identifikuar si Hysni Jahurri, 58 vjeç nga Mamurrasi; Vladimir Elezi, 42 vjeç nga Klosi; Altin Tosku 23 vjeç nga Klosi; Mehmet Liçi, 59 vjeç nga Klosi.
4 personat po udhëtonin në drejtim të Bulqizës, pasi punonin në minierë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë