Lajme

“Zbutet” Holanda, Meta në ceremoninë e Ditës së Mbretit

Një javë pas vendimit të Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, presidenti Ilir Meta ka gjetur rastin më të mirë për të zbutur disi tensionin mes dy vendeve.

Kreu i shtetit, ishte i pranishëm sot në pritjen e organizuar nga Ambasada holandeze në Tiranë me rastin e Ditës së Mbretit.

Në një postim në Facebook, presidenti tregon edhe futbollistin e preferuar të tij në fëmijëri.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane. Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit. I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë”, shkruan kreu i Shtetit.

Disa ditë mëë parë, Parlamenti i Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë, duke parashtruar si arsye kriminalitetin e shtuar të shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

Ishin 5 parti politike VVD, CDA, PVV, SP dhe CU që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Ndërkohë, forcat politike VVD, CU dhe CDA janë 3 nga 4 partitë e koalicionit qeverisës.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2234709353241992

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë