Lajme

Miliona euro drogë, goditet banda e shqiptarëve në Greqi

Policia greke ka goditur një bandë me 10 shtetas sshqiptarë, të clët bashkëpunonin me disa shtetas të huaj në shpërndarjen dhe trafikun e drogës.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarë të burgosur në Greqi janë koka e trafikut të narkotikëve nga ky grup, ndërsa një tjetër shqiptar, 53 vjeç kishte rol qendror në importimin e heroinës së pastër nga Irani.

Lënda narkotike që vinte nga Lindja, përpunohej në Greqi nga shqiptarët, të cilët tregtonin edhe kanabis e kokainë, jo vetëm në Athinë, por në të gjithë Greqinë.

Dje është zhvilluar një operacion i gjerë në mjaft zona të Athinës qendrore si Ilion, Zofria, Kipseli, Dhafni dhe Sepolia, gjatë të cilit u arrestuan 5 shqiptarë të moshave 28,31,31,35 dhe 53 vjeç.

Ndërkohë, droga e sekuestruar në depot e Athinës konsiderohet të arrinte në treg një vlerë mbi 1 milion euro.

Gjatë operacionit u zbuluan 2 laboratorë me të gjitha pajisjet si dhe u sekuestruan 44 kg e 475 gr heroinë, 10 kg e 800 gr pluhur për përzierjen e lëndëve narkotike, pistoletë, automjete, motora, celularë.

Në një tjetër operacion të policisë së Atikës, ditën e djeshme u arrestuan në Elefsina, në autostradë, një 46-vjeçar shqiptar u arrestua për transportin e 75 kg dhe 100 gr kanabis të papërpunuar.

Në vijim të operacionit, u arrestua një tjetër shqiptar 37 vjeç, në shtëpinë e të cilit u gjendën 732 kg dhe 660 gr kanabis e papërpunuar, si dhe në një tjetër depo u sekuestruan 7 kg dhe 435 gr kokainë dhe 10 kg kanabis, bashkë me 3 peshore dhe 6 celularë dhe 540 euro nga tregtia e drogës.

Policia greke deklaron se fitimet nga shitja e sasisë së drogës së sekuestruar, gjithsej 817 kg dhe 720 gr, edhe në këtë rast mendohet të tejkalonte 1 milion eurot.

Në operacionin e tretë të ditës së djeshme, policia e Pireut ka arrestuar 13 anëtarë të një bande kriminale dhe janë në kërkim të dy akoma, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike në tregun vendas. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, Pire, Nikea, Koridhalo, Keracini dhe Korinth.

Pjesa dërrmuese e bandës përbëhej nga shtetas shqiptarë, kryesisht ,e leje të rregullta qëndrimi, por rrjeti kishte edhe grekë dhe persona nga Lindja e Mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë