Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur të mërkurën në qytetin rus të Vladivostokut, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin.
Televizioni shtetëror rus ka publikuar pamjet e udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut tek mbërrim me treni i tij të blinduar në një stacion hekurudhor në portin lindor të qytetit.
I veshur me një kostum dhe kapele të zezë, ai përshëndeti zyrtarët rusë që kishin dalë për ta pritur.
Jong Un dhe Putin do të takohen për herë të parë të enjten, por sipas mediave ruse nuk planifikojnë të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje ose të dalin një deklaratë të përbashkët.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut la kryeqytetin e Phenianit të mërkurën në agim dhe udhëtoi drejt Rusisë me tren, siç bëri për samitin e tij me Presidentin Donald Trump në Hanoi të Vietnamit.
Udhëtimi nga stacioni i trenit pranë kufirit të Koresë së Veriut, në Vladivostok zgjati rreth nëntë orë.
Pas kalimit të kufirit rus, ai u ndal në stacionin Khasan, ku u prit me lule, si dhe bukë e kripë, një traditë ruse për të mirëpritur mysafirët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









