Lajme

Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 50 emigrantë në Egje

Anija “Butrinti” e Forcës Detare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e kaluar ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë, 40 prej të cilave burra dhe 10 gra.
Gomonia ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimin drejt portit të Ceshmes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë