Tirana u lëkund rreth orës 11:00 nga një tërmet, që sipas Qendrës Mesdhetare të Monitorimit të Tërmeteve kishte një magnitudë prej 3.8.
Kohëzgjatja e lëkundjeve ka qenë më pak se dy sekonda.
Qendra Mesdhetare e Monitorimit të Tërmeteve thotë se epiqendra e tërmetit ka qenë 28 kilometra në veri-perëndim të Tiranë në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Lezhë, Krujë, Fushë-Krujë dhe Durrës. Nuk njoftohet për dëme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




