Lajme

Aksident në Shkodër, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy makinave në Shkodër, pranë stacionit të trenit.
Paraprakisht mësohet se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i një prej mjeteve dhe një fëmijë.

Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy autoambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë