Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Malin e Tomorit, pikërisht në zonën e shpatit të malit, ku po vijon puna nga firmat e nxjerrjes së gurit.
Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri.
Mësohet se ka humbur jetën 36-vjeçari Besnik Sali Kanani, banues në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit, babai i tri fëmijëve.
Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorit.
Edhe pse prej gati një viti Ministria e Mjedisit u ka hequr të gjitha licencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorit, firmat kanë vijuar sërish punën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



