Ambasada Holandeze në Tiranë është rrethuar nga forcat e policisë mesditën e së shtunës, pas njoftimit për një protestë në Tiranë për të kundërshtuar vendimin e marrë në parlamentin e shtetit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Disa efektivë të repartit “Shqiponja” janë vendosur në pikat kyçe të rrugës që të çon te ambasada holandeze në Tiranë, e cila ndodhet pas Pallatit të Kongreseve. Por pavarësiht nga alarmi nuk pati një protestë të tillë.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




