Lajme

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët testojnë njohuritë në gjuhën e huaj

Maturantët në mbarë vendin do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të parë të detyrueshëm. Janë rreth 3700 maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta.

Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternativë dhe 12 me zhvillim.

Gjuha e huaj është provimi i parë i Maturës Shtetërore, ndërsa ditët në vijim maturantët do të testojnë njohuritë dhe në dy provimet më të rëndësishme, atë të gjuhës shqipe e letërsisë dhe të matematikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë