Mazhoranaca është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit edhe nëse Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim vendosin përfundimisht të bojkotojnë procesin.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla paralajmëroi nga Elbasani opozitën dhe mbështetësit e saj me burg, nëse do të tentojnë të pengojnë zgjedhësit të shkojnë në votim apo të dëmtojnë qendrat e votimit.
"Ta harrojë Monika, Luli e Saliu që të mund ta pengojnë popullin. Nuk e bëjnë dot, është vepër penale. Dënohet me deri në 7 vite burg kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim, kushdo që tenton të dhunojnë qoftë derën e qendrës së votimit," u shpreh Balla.
Balla tha më tej se PS në zgjedhjet vendore do të fitojë edhe ato bashki, të cilat deri me sot janë qeverisur nga PD dhe LSI, duke e cilësuar si opozitë pa alternativë.
“Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre”.
Sipas tij, “Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.