Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka.
Sipas Komisionerit Publik Peka nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë dhe kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e tij.
“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Peka”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë më 4 mars drejtuesin e Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Dritan Peka.
Prokurori Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



