Lajme

Vetëplagoset me armën e të shoqes police, humb jetën në spital

Një 50-vjeçar ka humbur jetën, pasi u vetëplagos sot rreth orës 11:55, në banesën e tij, përballë godinës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Bëhet fjalë për shtetasin Bernard Uka, i cili ndërroi jetë në spital.
Mësohet se arma me të cilën 50-vjeçari qëlloi veten i përkiste bashkëshortes së tij që është efektive policie.
Dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.
Policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë