Pas kërkimeve të shumta përgjatë të gjithë natës, policia ka arritur të gjejë dy turistët belgë që humbën pa gjurmë ndërsa shëtisnin mes Llogarasë dhe Dhërmiut.
Policia arriti t’i gjente dy turistët në një mal mbi fshatin Vuno të Himarës.
Ata raportohen të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk dihet se përse “humbën” gjurmët.
Mësohet se dy turistët janë të moshës 56-58 vjeç, por identitetet e tyre nuk dihen ende.
Që prej mbrëmjes së djeshme, Policia e Vlorës ishte në kërkim të tyre.
Kërkimet u përqendruan në zonën malore Çikë-Iljaz. Ndërkohë, sipas Prefektit të Vlorës, turistët kishin ngritur kamping në zonën malore.
Në ndihmë të policisë ishin vënë edhe banorët e zonave, të cilët janë pyetur nga policia nëse i kanë parë orët e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



