Lajme

Gjendet i vdekur i riu në Tiranë, dyshimet e para të policisë

Një i ri është gjetur i vdekur brenda një apartamenti në një kompleks pallatesh banimi që ndodhet shumë pranë konvikteve të studentëve në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Fation T. dhe dyshohet se shkak për humbjen e jetës është bërë konsumimi i lëndëve narkotike.

Policia, autoambulanca dhe një zjarrfikëse e kanë pasur të vështirë të shkojnë në vendngjarje për shkak se rrugica që të çon tek pallati në fjalë është shumë e ngushtë.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë