Edi Reja është zyrtarisht trajneri i ri i Shqipërisë. Ai është prezantuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili e ka falënderuar që pranoi ftesën kuqezi. Italiani 73-vjeçar, që më parë ka drejtuar shumë skuadra në vendin e tij, mes tyre Napolin, Lacion dhe Atalantën, ka arritur një marrëveshje me FSHF-në deri në nëntor, kur mbyllen ndeshjet eliminatore të Euro 2020.
Reja do të debutojë në stolin e Shqipërisë më 8 qershor, në ndeshjen në transfertë me Islandën. Pas dy ndeshjeve të para kualifikuese për Euro 2020 në Grupin H, Shqipëria mban vendin e tretë, me 3 pikë. Kryesojnë Franca dhe Turqia me nga 6 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



