Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku kërkon ndryshime në vendimin për Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Balla i ka kërkuar që afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet deri në 28 nëntor 2019.
Gjithashtu i ka kërkuar që veprimtaria e Komisionit të realizohet në disa faza dhe t’i shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



