Një tjetër emër nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për Erion Picirin, çka i hap rrugë futjes së tij në Parlament. Piciri ka qenë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike në kryeqytet.
Ai ka qenë në garë për të marrë për kreun e PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 2017-ës.
Pas vlerësimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Piciri do të bëjë betimin në Kuvend. Aktualisht në Kuvendin janë 102 deputetë, 3 të tjerë e marrin nesër mandatin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



