Lajme

Shiste drogë dhe mbante armë, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Në sajë të operacionit policor “Bashkëpunimi”, Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçar për shpërndarje droge dhe zotërim të paligjshëm të një arme zjarri.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet E. A, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Droga, siç njofton policia, pritej të shpërndahej në doza të vogla, ndërsa tani rezulton e sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1281944118610508/?epa=SEARCH_BOX


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë