Lajme

Operacioni “Çokollata” sekuestron 111 kg kanabis, 3 në pranga

Tre persona janë prangosur ditën e sotme pasi u kapën me 111 kilogramë drogë, e dyshuar kanabis sativa.

Sipas informacioneve të Policisë së Tiranës, të ndaluarit janë E. K., 37 vjeç, M. L., 33 vjeç, dhe I. G., 57 vjeç, të tre banues në Tiranë

Lënda narkotike ishte në formë e çokollatës, ndërsa personat e mësipërm u ndaluan në rrugën “Pavarësia”, në Tiranë.

Dyshohet se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

Lëvizjet e dyshimta të automjetit, që drejtohej nga personi me inicialet I. G., bëri që autoritetet të viheshin në lëvizje.

Ai po shoqëronte të ndaluarin tjetër, E. K., edhe ky nën drejtimin e një makine, ndërsa pasagjer kishte shtetasin M. L.. Droga u gjet në makinën e këtyre të fundit, e llojit “Benz”, ku droga ishte paketuar në katër thasë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/449099659160349/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë