Lajme

Vrau bashkëkombësin në Greqi, kapet në Kakavijë 44-vjeçari

Një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim” është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i ndaluari është shtetasi A.H., 44 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte kthyer “Deportiv” nga pala greke dhe rezultonte i shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

44 vjeçari dyshohet se në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin grek. Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë