Në sajë të operacionit policor “Zjarrvënësi”, Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin, i cili dyshohet të ketë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit dy makina që ishin të parkuara pranë Drejtorisë së Policisë në këtë qytet.
Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi Mario Toçi, 38 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se po ky shtetas rezulton të jetë i përfshirë edhe në gjashtë raste të tjera, po me djegie.
Të gjitha rastet janë në qytetin e Elbasanit, gjatë harkut kohor 2018-2019.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



