Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me sulmin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se është në krah të popullit kundër qeverisë Rama që sipas tij është një qeveri bandë. Ai shkruan se “PD e ka bërë zgjedhjen kundër këtij kryeministri kryehajdut dhe nuk do të ndalet në kauzën e saj”.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet”, shkruan kryedemokrati Basha në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



