Lajme

“Skenë krimi”, rrethohet zona para Kryeministrisë (Foto)

Pas katër orësh para Kryeministrisë dhe Parlamentit, protestuesit e opozitës u drejtuan drejt selisë së Partisë Demokratike, ku edhe mbaroi manifestimi i sotëm me një fjalim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Por menjëherë pas manifestimit opozitar, policia ka rrethuar zonën tek kryeministria, e cila tashmë konsiderohet një skenë krimi.

I gjithë perimetri i godinës së qeverisë, në krah të saj si dhe në pjesën e bulevardit është rrethuar nga shirita të verdhë të policisë ku lexohej: “Vendngjarje, mos kalo”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë