Pas përplasjes dhe tensionit mes protestuesve dhe forcave të policisë, në zonën para Parlamentit ka marrë flakë një makinë. Me sa duket, protestuesit i kanë vënë flakën një automjeti të parkuar.
Protesta para Parlamentit u përshkallëzua duke shënuar dhe incident, ku pesë efektivë policie u lënduan nga shashkat dhe fishekzjarret.
Ndërkohë që të lënduar ka edhe nga radhët e protestuesve, të cilët pas hedhjes së gazit lotsjellës kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











