Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit e opozitës vijuan me irritimin e tyre para Parlamentit, duke hedhur fishekzjarrë, flakadanë dhe tymuese.
Ndërkohë, policia nga ana e saj, ka hedhur gaz lotsjellës herë pas here që t’i shpërndajë protestuesit. Nga këto momente tensioni janë shënuar dhe inicidente. Pesë policë janë lënduar nga fishekzjarret që janë hedhur nga protestuesit.
Ndërkohë që të lënduar ka edhe nga radhët e protestuesve, të cilët pas hedhjes së gazit lotsjellës kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje.
Ishte nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, u ka bërë thirrje protestuesve që të drejtohen drejt Parlamentit, që sipas tyre është godina e krimit.
Ndërkohë, menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Basha dhe thirrjeve të tij për të vazhduar kauzën, protestuesit e opozitës kanë çarë kordonin e policisë, duke u ngjitur te shkalla e godinës së qeverisë. Nga ana e saj Policia ka bërë thirrje me megafon kundër dhunës drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës.

Gjatë gjithë kohës, protestuesit kanë qenë shumë të irrituar dhe kanë hedhur kapsolla pa fund.
Më herët, kanë hedhur flakadanë ndaj forcave të policisë, ndërsa është qëlluar me bojë në godinën e Kryeministrisë, duke lënë shenjë në dritaren e këshillit të ministrave.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














