Lajme

Protesta e opozitës, Policia mbërrin para Kryeministrisë

Pak para nisjes se protestës së opozitë së bashkuar para Kryeministrisë, forcat e policisë kanë mbërriur para godinës qeveritare.
Që mbrëmë policia rrethoi me gardhe hekuri perimetrin përreth godinës së Kryeministrisë, si dhe pjesën anësore në krah të godinës së Piramidës. Kamerat e sigurisë janë pastruar sot paradite, si dhe derës kryesore të godinës qeveritare i janë vënë sërish pjesët mbrojtëse hermetike. Gjithashtu parashikohet që blindat e hedhjes së ujit të jenë pranë selisë së qeverisë për të qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se protesta do të përshkallëzohet. Ashtu si dhe në protestat e tjera, policia ka lyer shtyllat e ndriçimit me graso, për të mos lejuar ngjitjen e protestuesve, si dhe ka vendosur autoparlantët për t’i përdorur në rast konstatimit të ndonjë incidenti apo tentative për të ushtruar dhunë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë