Lajme

Ministrja e Arsimit i kërkon Metës shkarkimin e rektorit Koni

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është pezulluar sot nga Ministria e Arsimit. Kreu i këtij dikasteri, Besa Shahini është hedhur në veprim pasi kryeministri Edi Rama tha në daljen e fundit publike se Koni është duke jetuar “më rehat se një mbret”.

Shahini ka deklaruar sot se ka vendosur t’i kërkojë Presidentit Ilir Meta shkarkimin e Rektorit, pasi ai është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit të Lartë dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.

“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota. Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion. Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë