Lajme

Ekstradohet nga Athina shqiptari i dënuar me 15 vite burg

Është ekstraduar këtë të shtunë nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Policia bën me dije se i ekstraduari është shtetasi Astrit Dule, 48 vjeç, lindur në Fier.
48-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e kishte dënuar me 15 vjet burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë