Lajme

Itali, shqiptari gjendet i mbytur në liqen

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore në Itali.
Mediat italiane se shkruajnë viktima është Festim Brankollari dhe jetonte në Arona. Ai u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.
Trupi i pajetë është gjetur në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet. Zhytësit që nxorën viktimën erdhën nga Milano, ndonëse autoritetet e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u njoftuan për ngjarjen.
Alarmi u lëshua në orën 6:00 të mëngjesit të së premtes nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.
Shqiptari ishte futur në ujërat e liqenit për të nxjerrë një varkë me pedale, e cila ishte tërhequr nga uji për shkak të erës, por kjo përpjekje rezultoi fatale për 38-vjeçarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë