Lajme

Gjendet një trup i pajetë në bregdetin e Vlorës

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në bregdetin e Vlorës.
Policia bën me dije se trupi është gjetur rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, i cili është nxjerrë në breg nga dallgët e detit.
Bëhet fjalë për një 56-vjeçar, me inicialet I. I, i cili sipas policisë ishte person me të meta mendore dhe endacak.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morg. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë