Lajme

Grabitja në Rinas, në Elbasan ndalohet ish-polici. Komunikonte me autorët

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat një shtetas, që dyshohet se ka lidhje me grabitjen e parave të martën e 9 prillit në Aeroportin e Rinasit.
Paraprakisht mësohet se personi që është shoqëruar, është një ish-efektiv policie që ka shërbyer në Elbasan. Ai është i identifikuar me inicialet A. H. dhe ndalimi i tij është bërë në Elbasan.
Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët, ish-efektivi ka komunikuar me grabitësit e Rinasit dhe ka elementë të bashkëpunimit.
Ndërkohë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë shkuar në Rinas, në vendin ku u grabitën miliona euro, për të hetuar në pistën e avionëve dhe kanë sekuestruar dokumentacionin e TIA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë