Lajme

Shqiptari vret 66-vjeçarin grek në burgun e Trikalas

Një incident i dhunshëm është regjistruar këtë të premte në burgun grek të Trikalas.
Një i burgosur grek u vra nga një shqiptar, i cili edhe ai vuante dënimin në këtë burg.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 55-vjeçar shqiptar, me një dënim tetë muaj për hyrje të paligjshme në vend dhe që shumë shpejt do të lirohej, i cili ka sulmuar dhe vrarë një 66-vjeçar, shtetas grek. Për shkak të plagëve të marra në kokë si pasojë e sherrit, 66-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas të dhënave, në qelinë ku ndodheshin bashkë dy të burgosurit prej një jave situata ishte tensionuar shumë, e në mungesën e rojeve, 55-vjeçari ka qëlluar për vdekje me thikë të sajuar 66-vjeçarin e dënuar për trafik droge. Kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë