Lajme

Aksident në Shkodër, 2 të vdekur, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Kryebushat, në aksin rrugor Shkodër-Tiranë.
Të paktën 2 makina janë përfshirë në aksident, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe përplasja ka qenë e fortë, pasi makinat kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Njëra prej makinave ka përfunduar tërësisht në kanal, kurse tjetra ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti automobilistik kanë humbur jetën 2 gra, si dhe janë plagosur 5 të tjerë. Siç bën me dije policia, të plagosurit janë Lutfi Kubaci 55 vjeç, Jak Perjaku 28 vjeç, Beta Mata 32 vjeç, Pjetër Zefi 66 vjeç, Emanuel Perjaku 23 vjeç.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, si dhe identiteti i personave që kanë humbur jetën.
Forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë